12:37 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

11-shja e kombinuar me lojtarët e Barçës dhe Realit për ”El Clasico-n” e sotme

Barcelona është nikoqir i rivalit të përbetuar, Real Madridit, në atë që premton spektakël, i njohur si ”El Clasico”, sot në ”Camp Nou”.

Sot do të zhvillohet përballje e tyre e 238-të zyrtare dhe do të jetë e para pa dy yjet – Lionel Messin e lënduar dhe Cristiano Ronaldon, i cili iu bashkua Juventusit në verë.

Katalunasit janë lider të La Ligas me 18 pikë të grumbulluara dhe në rast të fitores, do të largoheshin në shtatë pikë larg Real Madridit në renditjen tabelare, transmeton IndeksOnline.

Më poshtë, ju sjellim 11-shen më të mirë të kombinuar nga Barcelona dhe Real Madridi:

11. Portier: Marc-Andre ter Stegen

Ndoshta ai mund të ketë pësuar tetë gola në nëntë paraqitje në La Liga këtë sezon, por ai ka bërë disa pritje impresive në javët e fundit, sidomos në ndeshjen ndaj Sevillas.

Ai ka mbajtur dy herë portën e paprekur në La Liga dhe dy herë në Champions League, që nuk duket impresive, megjithatë askush nuk mund t’i injorojë aftësitë e tij në portë.

10. Mbrojtës i djathtë: Nelson Semedo

Me Dani Carvajal që mungon sot, portugezi është zëvendësues në këtë formacion. Ai ka startuar në tetë prej nëntë ndeshjeve të fundit në të gjitha kompeticionet dhe Barça ende nuk ka humbur me të në skuadër.

Aftësitë e tij në krah lejojnë atë t’i ndihmojë bashkëlojtarët kur janë në sulm dhe paraqitjet e tij shpeshëherë janë krahasuar me ato të Dani Alves.

9. Qendër-mbrojtës: Raphael Varane

Madje edhe me mungesën e Umtitit, Varane do të ishte pjesë e këtijn formacioni. Francezi ka luajtur në çdo minut për Meregues këtë sezon dhe e ka ndihmuar skuadrën ta mbajë tri herë portën e paprekur.

Ai ka vuajtur paksa nën urdhrat e Julen Lopeteguit, por ka talent të padiskutueshëm, me shpejtësinë e tij për t’i rikuperuar aksionet dhe ndërhyrjet e tij magjike.

8. Qendër-mbrojtës: Sergio Ramos

Ramos njihet për temperamentin e tij, e sidomos në ”El Clasico”. Në karrierën e tij si lojtar i Real Madridit, ai është ndëshkuar pesë herë me karton të kuq në ”El Clasico”.

Ai është bërë lider i padiskutueshëm në Real Madrid, por mungesa e disiplinës së tij i ka kushtuar shpeshherë Real Madridit.

7. Mbrojtës i majtë: Jordi Alba

Marcelo ndoshta mund të mungojë në këtë ndeshje shkaku i lëndimit, por, në rast se paraqitet, ai do të ishte një shtesë e madhe për Real Madridin.

Në 12 paraqitje këtë sezon, Marcelo ka qenë i përfshirë në 7 gola, duke e ndihmuar skuadrën mjaft shumë në sulm, por edhe në rolin e tij – si mbrojtës i majtë.

6. Mesfushor defanziv: Sergio Busquets

Spanjolli është anëtar i rëndësishëm i skuadrës së Barcelonës, i cili e qetëson mesfushën. Ai ndihmon bashkëlojtarët ta kthejnë posedimin dhe ta diktojnë tempon e lojës.

Busquets e lexon lojën mjaft mirë dhe padyshim se ai e meriton këtë vend para Casemiros.

5. Mesfushor qendror: Luka Modric

Modric ka ngecur që prej shkëlqimit në Kupën e Botës me Kroacinë. Ai është emëruar lojtari i vitit nga FIFA dhe UEFA, por paraqitjet e tij nuk janë të kënaqshme ditëve të fundit.

Megjithatë, askush nuk mund t’i injorojë aftësitë e tij në mesfushë dhe se ai e meriton një vend në këtë formacion.

4. Mesfushor qëndror: Isco

Mesfushori spanjoll nuk është paraqitur shumë këtë sezon shkaku i një operimi në apenditis, por ai ka luajtur mirë kur ka qenë i shëruar.

Pasimet dhe vizioni i tij në fushë janë të frikshme për kundërashtarin dhe shpesh paraqitjet e tij janë krahasuar me ato të Andres Iniestas.

3. Anësor i djathtë: Gareth Bale

Bale është në rrugë të duhur që të bëhet njeriu kryer në Madrid pas largimit të Ronaldos drejt Juventusit. uellsiani është bërë i rëndësishëm për Realin këtë sezon, sidomos me golat e tij të vazhdueshëm.

Ai do të jetë rreziku kryesor i Realit sot, dhe pengesa e tij në ”Camp Nou” është Jordi Alba.

2. Sulmues: Luis Suarez

Uruguaiani është njëri prej finisherëve më të mirë në botën e futbollit. Ai ka një shpejtësi të shkëlqyer dhe lëvizjet e tij në zonën e rrezikshme janë kyçe në lojën e tij.

Ai di si t’i vendosë mbrojtësit në presion. Në 12 paraqitjet e tij këtë sezon, ai ka shënuar 10 gola.

1. Anësor i majtë: Philippe Coutinho

Coutinho ka luajtur më i avansuar ndaj Interit në mesjavë dhe fakti se ai po përshtatet në këtë rol, dëshmon se ai ka kapacitet të madh.

Ai ka vizion brilliant dhe madje di edhe të shënojë gola – e sidomos nga distanca me precizitetin e tij./IndeksOnline/