10:43 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

12 pronarë të lokaleve shkelën masat për parandalim të koronavirusit

Pronarët e lokaleve po vazhdojnë të mos e zbatojnë urdhrin për mbylljen e tyre.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit në tërë vendin, 12 pronarë kanë shkelur masat e parandalimit të koronavirusit, kështu duke shërbyer nëpër lokalet e tyre.

Sipas njoftimit, numri më i madh i shkeljeve është bërë në qytetin e Gjakovës.

Më poshtë ju sjellim të gjitha rastet e shkeljes së kësaj mase.

Rr. 19 Qershori, Podujevë 24.03.2020-115:15. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është hasur në lokalin e tij duke mos respektuar vendimet e marra për parandalim të pandemisë. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Gllogoc, Prishtinë 24.03.2020-16:45. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është hasur në lokalin e tij duke mos respektuar vendimet e marra për parandalim të pandemisë. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Fsh. Livoç i ulët, Gjilan 23.03.2020-23:18 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nuk kishte zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Rr. Ismet Jashari-Kumanova, Prizren 24.03.2020-16:15. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që i njëjti është takuar në lokalin e tij (furrë) duke u shërbyer klientëve kafe-pije. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rr. Jusuf Gërvalla, Prizren 24.03.2020-16:55. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që i njëjti është takuar në lokalin e tij duke u shërbyer klientëve kafe-pije. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë.
Fsh. Kijevë, Malishevë 24.03.2020-03:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nuk kishte zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Fsh. Ujzi, Gjakovë 24.03.2020-09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nuk kishte zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve duke shërbyer pije freskuese dhe kafe brenda lokalit të tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rr. Drenica, Gjakovë 24.03.2020-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nuk kishte zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve duke shërbyer pije ne lokalit të tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Fsh. Ponoshec, Gjakovë 24.03.2020-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nuk kishte zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve duke shërbyer pije në lokalit të tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Rr. Marin Barleti, Gjakovë 24.03.2020-19:45. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar nuk ka zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve. Nuk raportohet për te arrestuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rr.UCK-se, Gjakovë 24.03.2020-19:45. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar nuk ka zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve. Nuk raportohet për të arrestuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rr.UCK-se, Gjakovë 24.03.2020-19:55. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar nuk ka zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve. Nuk raportohet për të arrestuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.