13:28 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

12 skuadra të Botërorit 2014 mungojnë në Rusi, dy debutues

Kupa e Botës në Rusi do të mbahet mend gjatë për mungesën historike të Italisë mirëpo edhe për ndryshimin e madh të skuadrave.

12 nga 32 skuadra që do të marrin pjesë në Kupën e Botës nuk kanë qenë të pranishme në kampionatin e zhvilluar më 2014 në Brazil.

Gjermania, Belgjika, Kroacia, Anglia, Franca, Portugalia, Rusia, Spanja, Zvicra, Kore e Jugut, Irani, Japonia, Australia, Argjentina, Brazili, Kolumbia, Uruguaj, Nigeria, Meksika dhe Kosta Rika janë skuadrat që po e përsërisin suksesin e kualifikim.

Bosnja, Greqia, Holanda, Italia, Gana, Algjeria, Kameruni, Bregu i Fildishtë, Kili, Ekuadori, Honduras dhe SHBA janë skuadrat që morën pjesë në Brazil por do të jenë vetëm spektator në Rusi.

Në vend të tyre do të luajnë Danimarka, Polonia, Serbia, Suedia, Arabia Saudite, Tunizia, Maroku, Egjipti, Senegali dhe Peruja që rikthehen të luajnë përsëri në Botëror.

Islanda dhe Panamaja janë dy Kombëtarët që debutojnë për herë të parë në Kupën e Botës. /IndeksOnline/