00:18 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

Angli – 1,400 vetura digjen natën e Vitit të Ri

Përafërsisht 1,400 automjete u shkatërruan në prag të Vitit të Ri, kur një garazh parkingu e kaploi zjarri në Mbretërinë e Bashkuar.

Zjarri ndodhi në një garazh pranë Echo Arena në Liverpool dhe The Guardian raporton se vetëm një pjesë e vogël e automjetëve dhe qoshet e ndërtesës mbijetuan këtë katastrofë.

Sipas shefit të policisë , Dan Stephens, tha se zjarri duket se filloi nga motori i një Land Rover Disovery, e cila ishte parkuar në katin e dytë.

Zjarri u “luftua” nga 12 automjete të zjarrëfikësve, tre njësi ajrore dhe 85 zjarrëfikës. Fatmirësisht askush nuk vdiq, ndërsa tre persona u lënduan. /IndeksOnline/