19:01 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

146 kandidatë iu nënshtruan Testit Kualifikues për prokurorë të Shtetit

Është mbajtur për herë të tretë Testi Kualifikues për prokurorë në kuadër të procesit të rekrutimit të 10 prokurorëve në prokuroritë themelore.

Në këtë testim morën pjesë 146 kandidatë. Testi Kualifikues u mbajt në Akademinë e Kosovës dhe ky test është një prej pjesëve të testimit, i cili ka në përbërje edhe testin me shkrim dhe intervistat, të cilat organizohen nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, transmeton Indeksonline.

“Testin Kualifikues e ka mbikëqyrur Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, i cili ka thënë para kandidatëve se dita e sotme është një ditë e veçantë për Këshillin Prokurorial, por edhe për vetë karrierën e kandidatëve për prokurorë, të cilëve iu uroi suksese në fazat e këtij procesi testues, gjithashtu, në kuadër të monitorimit morën pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE-së dhe BIRN-it. Aplikimi i kandidatëve për prokurorë është realizuar përmes sistemit online të menaxhimit të dosjeve, me ç ‘rast iu është mundësuar të gjithëve që të aplikojnë, duke i bashkangjitur të gjitha dokumentet e kërkuara në formatet e nevojshme digjitale”, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/