16:11 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

149 km/orë, Maserati ndihmon britanikun të thyej rekord ‘Guinness’

Maserati Levante SUV ka tërhequr një profesionist me “snowboard”, duke ndihmuar atë të thyej rekord shpejtësie prej 149 km/orë në një liqen të Zvicrës.

Kjo nuk është dicka e tillë si një finale 100 metra në Lojërat Olimpike, por është shumë më e rrezikshme nëse shkon keq.

Maserati Levante tërhoqi Jame Barrow nëpër liqenin St Moritz në një shpejtësi maksimale 94,18 mph ( 149 km/orë ).

Seksioni i matjes së shpejtësisë ishte vetëm 100 metra gjatë, por pasiqë një drejtim i dytë në drejtimin e kundërt është gjithnjë i nevojshëm për të kënaqur zyrtarët e ‘Guinness World Records’ në cdo përpjekje rekordi lidhur me shpejtësinë, u bënë edhe 400 metra shtesë.

Fillimisht u vendos një rekord prej 142 km/orë , ndërsa në përpjekjen e dytë Jame Barrow arriti shpejtësinë 149 km/orë. /IndeksOnline