15:57 / E Enjte, 23 Nëntor 2023 / L K

15 largime te Manchester United, kush bën pjesë në listën e Ten Hag

Manchester United ka arritur të sigurojë 4 fitore në 5 ndeshjet e fundit në kampionatin anglez, ndërsa përkohësisht qëndron në vendin e pestë në tabelë. Ky rikthim i djajve ka sjellë më tepër besim tek trajneri Ten Hag, ndërsa ky i fundit ka marrë një vendim drastik.

Holandezi ka përpiluar listë ne lojtarëve të padëshiruar në skuadër, ku bëhet fjalë për 15 emra, mes tyre Sancho, Varane, Amrabat apo Reguilon.

Tekniku 53-vjeçar nuk është bindur aspak nga performanca e disa prej futbollistëve, ndërsa ka vendosur në dijeni drejtuesit se ata nuk janë në planet e tij. Kështu emra si Greenwood, Martial, Heaton, Van de Beek, Shortajr, Fernandez do të duhet të gjejnë një skuadër tjetër.

Një tjetër lojtar i pakënaqur në skuadër është braziliani Anthony, i cili po ashtu nuk ka plotësuar pritshmëritë. Edhe pse u ble për një verë afro 90 milionë euro, sulmuesi anësor do të largohet, ndërsa performance e tij u ndikua dhe nga problemet ligjore, ku u akuzua për dhunë dhe përdhunim nga ish e dashura e tij.

Aktualisht Manchester United është në garë dhe në Ligën e Kampionëve, aty ku synon të renditet në vendin e dytë, për të kaluar në fazën me eliminim direkt.