10:29 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / Blerim

15 ndeshje, 2 milionë euro në ‘xhep’!

Sami Khedira u bë me skuadër të re gjatë miniafatit të janarit.

Mesfushori turk me pasaportë gjermane firmosi kontratën deri në fund të këtij sezoni me klubin e Hertha Berlinit, shkruan IndeksOnline.

Sipas “Bild”-it, Khedira pritet t’i luajë vetëm 15 ndeshje dhe gjatë kësaj kohe do t’i fitojë plotë 2 milionë euro, që i bie nga 133 mijë euro për lojë. Një shumë e madhe apo jo!?

Khedira në Serian A luajti afro 100 ndeshje, duke shënuar 21 gola dhe 9 asiste.

Mesfushori luajti edhe në Real Madrid gjatë sezonit 2010-2015./IndeksOnline/