11:41 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / OSH

15 raste pozitive me Covid-19, te skuadra e njohur evropiane

Te skuadra e AZ Alkmaar kanë rezultuar edhe dy raste të reja pozitive me Covid-19. Kjo do të thotë që numri i përgjithshëm i të të infektuarve ka arritur në 15.

Rezultatet kanë dalë vetëm katër ditë pas ndeshjes në Europa League që Alkmaari e ka fituar në udhëtim te Napoli.

Skuadra holandeze, ka bërë të ditur se shumica e futbollistëve me koronavirusin nuk kanë fare simptoma.

Alkmaari, ka bërë të ditur se nëse nuk shërohen disa nga futbollistët, do ta kenë të pamundur paraqitjen në fushë në ndeshjet e radhës./Indeksonline/