13:37 / E Hënë, 15 Prill 2019 / indeksADMonline

18 vjeçari kosovar aksidentohet në Zvicër

Një kosovar është aksidentuar në Zvicër e sipas Blick, aksidenti ka ndodhur dje kur një BMW 3 u përplas në Aargau, si pasojë e shpejtësisë së madhe.

“18 vjeçari i kishte dhënë shumë gaz veturës, kështu që ai po qarkullonte në rrugë të lagësht ku më pas shoferi humbi kontrollin e veturës me shumë kuaj fuqi. Makina është përplasur më pas me dy rimorkio që po qëndronin pranë saj. Makina dhe dy rimorkiot kanë pësuar dëme materiale”, thuhet në raportimin e Blick, transmeton Indeksonline.

Përveç 18 vjeçarit kosovar, në ulësen tjetër të veturës ishte edhe një femër 19 vjeçare.

Për fat të mirë dyshja nuk pësuan lëndime trupore, por gjatë regjistrimit të veturës në Aaragau doli s e shoferi kishte vetëm një leje mësimi, e cila u morë prej tij.

Ndërsa 19 vjeçarja që po udhëtonte me të kishte  patentë shoferi në gjyq prej një viti dhe nuk kishte të drejtë vozitje./Indeksonline/