19-vjeçari Rayan u tregon të gjithëve pse është ftuar nga Ancelotti, Brazili e “çmonton” Panamanë
Kombëtarja e Brazilit ka shënuar fitore të thellë 6:2 në miqësore ndaj Panamasë.
Golat për ekipin e Carlo Ancelottit i shënuan: Vini Jr, Casemiro, Rayan, Lucas Paqueta, Igor Thiago dhe Danilo, shkruan Indeksonline
Madje goli i shënuar nga Rayan, ishte fantastik.
🚨🇧🇷 RAYAN HAS MADE IT THREE FOR BRAZIL! WHAT A MOMENT FOR HIM! ✨pic.twitter.com/1LE14FwXVI
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) May 31, 2026
19-vjeçari u kritikua shumë për ftesën, por sot në miqësore tregoi pse ia ka vlejtur.
Miqësoren e dytë para Kupës së Botës, Brazili e zhvillon ndaj Egjiptit./Indeksonline/

