08:38 / E Hënë, 22 Prill 2024 / L K

Furrat e bukës rihapen në veri të Gazës pas 170-ditësh

Furrat e bukës në Gazën veriore kanë rifilluar prodhimin pas 170 ditësh, sipas një deklaratë të Programit Botëror të Ushqimit. Organizata humanitare tha se pas dorëzimit të karburantit dhe miellit të grurit, katër furra buke tani janë në funksion.

Javën e kaluar, sindikata e pronarëve të furrave në Gaza, tha se kishte 140 furra buke që operonin në zonë përpara se të fillonte konflikti.

Gjashtë muaj pas luftës, pothuajse të gjitha furrat e bukës në Gazën veriore ishin mbyllur pasi ishin bombarduar ose shkatërruar.