Gjykata e CAS-it e lejon ish-lojtarin e Interit t’i kthehet futbollit
Gjykata Arbitrare e Sportit (CAS) i jep leje futbollistit brazilian Gabriel Barbosa t’i kthehet futbollit në pritje të apelit.
Sulmuesi brazilian, i cili është pjesë e Flamengos u dënua për dy vjet nga një gjykatë antidopingu në Brazil.
Ai u gjykua se i ishte shmangur kontrollit të dopingut në prill të vitit 2023, dhe u ndalua deri në prill të vitit të ardhshëm. Ai mohoi akuzën për mashtrim me doping.
CAS-i tha se paneli i saj i gjyqtarëve “ka lëshuar një urdhër që pranon kërkesën për të pezulluar ekzekutimin e vendimit të kundërshtuar të paraqitur nga Gabriel Barbosa”.
Barbosa, është pjesë e Flamengos që nga viti 2019, ku ndihmoi skuadrën të fitoj dy tituj kampionë të Brazilit, dy herë fitues i “Copa Libertadores”, dhe 1 herë fitues i Kupës së Brazilit.
Sulmuesi brazilian, po ashtu fitoi edhe medaljen e artë në lojërat olimpike “Rio 2016” me “Seleçao”, ku kishte shënuar 3 gola në këtë garë./IndeksOnline/