75 Mall Live Search
20:29 / E Hënë, 13 Korrik 2026 / L A

Santos flet për herë të parë pas transferimit: Manchester United është klubi më i madh në botë

Andrey Santos bëri transferimin e tij te Manchester United.

Braziliani, do të ketë mundësinë që të tregojë vlerat e tij me fanellën e “Djajve të Kuq”, duke iu bashkuar projektit rikthyes të Michael Carrick.

Pas transferimit, Santos u tregua i lumtur me transferimin e tij duke thënë se është klubi më i madh në botë, duke thënë se mezi pret të luaj me yjet e skuadrës.

“Manchester United është klubi më i madh në botë. Mund të mësoj shumë nga Bruno Fernandes dhe nga të tjerët gjithashtu”. “Nuk mund të luaj me Brunon, Cunhan, Mainoo, Amad, Dalot, Maguire, me të gjithë”, u shpreh Santos./IndeksOnline/