75 Mall Live Search
16:48 / E Hënë, 01 Qershor 2026 / L A

Talenti i madh i Bayern Munchen viziton FFK-në

Sot FFK-ja pati një mysafir të veçantë.

Ai është Erblin Osmani, talenti i ri i Bayern Munichut i cili po qëndron në pushime në Kosovë.

Osmani, u prit nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, ku dhe ndoqi nga afër seancën stërvitore të Kombëtares së Kosovës duke u njohur me punën dhe atmosferën që karakterizon ekipin tonë kombëtar.

Atij madje iu dha dhe një fanellë e Kosovës me numrin 10, teksa shpresojmë që ta shohim atë një ditë të jetë pjesë e planeve të Franco Fodas./IndeksOnline/