17:57 / E Shtunë, 10 Mars 2018 / indeksADMonline

+20 pikë para, Bayern deklason Hamburgun

Bayern ka shënuar fitoren e radhës në Bundesligë, duke gjunjëzuar Hamburgun.

Bavarezët shënuan plot 6 herë në portën e kundërshtarëve, në sfidën e kësaj të shtune për javën e 26 të kampionatit gjerman.

Një trigolësh është firmosur nga Lewandowski, një dygolësh mban autorësinë e Ribery, si dhe një gol i Arjen Robben, por gjërat mund të kishin shkuar edhe më keq për skuadrën e qytetit portual të Hamburgut, pasi sulmuesi polak humbi një tjetër 11-metërsh, kur kishin mbetur edhe 4 minuta nga koha e rregullt e ndeshjes, përpara se të shënonte golin e tretë personal po nga penalltia.

Temat: