09:40 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ndalohen veturat po jo edhe përdorimi i thëngjillit (Video)

Ndotja e lartë e ajrit në Prishtinë bëri që institucionet qendrore dhe ato lokale të reagojnë përnjëherë.

Që nga dita e djeshme në komunën e Prishtinës u pakësua hyrja e makinave në qendër, kështu duke u munduar që ajri të jetë më i pastër.

Nivelet e larta të ndotjes së ajrit theksohet të jenë si rrjedhojë e shumë arsyeve, ndër to edhe përdorimi i thëngjillit.

Lexues të Indeskonline janë shprehur të indinjuar me faktin se pavarësisht se veturat janë ndaluar në Prishtinë, përdorimi i thëngjillit në lagjen Bregu i Diellit ka vazhduar edhe sot.

Madje në një video të dërguar në Indeksonline vërehet mjaft mirë se sa shumë mund të ndikohet ajri i ndotur nga ndezja e thëngjillit./Indeksonline/