12:40 / E Diele, 24 Qershor 2018 / indeksADMonline

25 të lënduar nga një shpërthim në Gjermani (Foto/Video)

25 persona janë lënduar, katër nga ta rëndë, pas një shpërthimi që ka shkatërruar një bllok të apartamenteve në qytetin Wuppertal të Gjermanisë.

Shpërthimi ka ndodhur pak pas mesnatës së kaluar, përderisa shkaktari mbetet ende i paqartë.

Zjarri kaploi disa pjesë të ndërtesës- zjarrfikësit kishin probleme që t’i largonin njerëzit sepse ndërtesa vazhdimisht shembej, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Hetimi për ngjarjen ka filluar, kurse policia e ka përshkruar skenën si një “pikturë të shkatërrimit”.