26-vjeçari nga Prizreni humb jetën në pishinën
Një 26-vjecar ka humbur jetën në një pishinë në Prizren.
Policia e Prizrenit ka dhënë detaje për rastin.
Sipas informatave të para, viktima është gjetur nga punëtorët kur kanë shkuar ta pastrojnë pishinën pasdite, transmeton Indeksonline.
“Rreth orës 18:49 minuta, Policia e Prizrenit është informuar për gjetjen e trupit të pajetë të një mashkulli i cili dyshohet se ka humbur jetën derisa po lahej në një pishinë në rrugën “Kukësi” në Prizren. Sipas informatave të para, viktima i vitlindjes 1992 është gjetur nga punëtorët kur kanë shkuar për ta pastruar pishinën”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Nuk dihet koha e saktë se kur ka ndodhur rasti dhe as rrethanat. Njësite relevante të policisë po merren me hetimin e rastit./Indeksonline/