08:59 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

27 aksidente trafiku brenda ditës, një me pasoja fatale

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 27 aksidente trafiku prej të cilave një ka përfunduar me pasoja fatale, 17 me persona të lënduar dhe nëntë të tjera me dëme materiale, transmeton Indeksonline.

Sipas policisë, ndaj pjesëmarrësve në komunikacion që kanë thyer rregullat e trafikut janë shqiptuar 822 gjoba kundërvajtëse./Indeksonline/