17:00 / E Shtunë, 08 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

30 makina bëjnë ‘drift’ para policisë – shikoni këto pamje nga Rusia

Për shumicën e shoferëve sezona e dimrit nuk është edhe aq e mirëseardhur, duke pasur parasysh vështirësitë në rrugë.

Megjithatë ka një numër të atyre që mezi se presin këtë sezon, e për këtë ka vetëm një arsye: drift në borë!

Një grup shoferësh rusë në qytetin Ufa, kanë dalur në një shesh të madh që të tregojnë aftësistë e tyre. Problemi është që policia lokale nuk e miraton dhe oficerët vazhdimisht bastisin sheshin shkaku i tyre.

Në këtë video të publikuar ne shohim më shumë se 30 makina që janë mbledhur për drift, të cilët pa marr parasysh ardhjen e policisë nuk ndalen. Përfundimisht, policia arriti t’i japë fund shfaqjes duke telefonuar një kamion për heqjen e dëborës. /IndeksOnline/