17:24 / E Shtunë, 02 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kjo është skuadra e re e Besnik Krasniqit

Mbrojtësi i djathtë, Besnik Krasniqi, është ndër futbollistët më të kërkuar nga skuadrat e Superligës së Kosovës në futboll.

Pasi u bë e qartë se ai nuk do të jetë më pjesë e Vëllaznimit, interesimi për shërbimet e tij ishte madh. Përkundër ofertave të ndryshme, ai vendosi që në edicionin e ri të jetë anëtar i Ballkanit.

“Të dashur tifoz te Ballkanit, zyrtarizimi i dytë me Besnik Krasniqin lojtar me eksperiencë të madhe në klubet e Superiores në Shqipëri dhe klubet e Superligës në Kosovë”, shkruan në faqen e klubit nga Suhareka. Krasniqi kishte edhe nga Gjilani e Trepça ’89, por kushtet më të mira të ofruara nga Ballkani e shtynë atë të nënshkruajë me këtë skuadër.