12:01 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Krasniqi: Politikanët t’i thërrasin vetëdijes dhe të vënë Kosovën para çdo interesi personal

Profesori Besnik Krasniqi ka reagur lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend. “Ngjarjet e fundit lidhur me gjykatën speciale ishin mjaft shqetësese dhe kanë ndikuar në luhatjen e marrëdhënieve tona me miqtë tanë strategjikë ndërkombëtar, SHBA-të dhe Bashkimin Evropian. Përveç pasojave politike, Kosova është duke përçuar edhe një mesazh të keq lidhur me stabilitetin politik dhe ekonomik në vend. Krejt kjo nuk do të jetë pa pasoja tek investitorët ekzistues dhe potencial. Politikanët t’i thërrasin vetëdijes dhe të vënë Kosovën para çdo interesi personal. Në asnjë mënyrë të mos rrezikohet e ardhmja e Kosovës, e ndërtuar më shumë mund dhe sakrificë të shumë gjeneratave dhe me ndihmën e miqëve tanë ndërkombëtar” shkruan Krasniqi.