08:36 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

35 aksidente, shqiptohen 1 mijë tiketa trafiku brenda 24-orëve

35 aksidente janë shkaktuar në 24-orëshin e fundit.

10 prej tyre ishin me të lënduar, kurse 25 të tjerë me dëme materiale.

Përgjatë të së njëjtës kohë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 208 tiketa trafiku, shkruan Indeksonline.

Duhet përkujtuar se gjatë dy ditëve të kaluara numri i aksidenteve ka qenë mjaft i lartë, teksa Policia e Kosovës u apelon qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar në trafik në këtë sezon dimëror dhe të mos u mungojnë pajisjet dimërore./Indeksonline/