09:07 / E Shtunë, 06 Janar 2018 / indeksADMonline

4 veshje që duhet t’i blini një masë më të madhe dhe 4 veshje të tjera që duhen më të vogla

Shumë kujt mund t’i ketë ndodhur të mos veshë më një bluzë të preferuar vetëm sepse pas procesit të larjes të jetë zvogëluar apo zmadhuar një masë ! Gabojmë kur këpucët i blejmë në darkë, sepse këmba është e fryrë dhe kësisoj kërkojmë një numër paksa më të madh, ndërsa me pulovrat e leshit ende nuk kemi venë mend dhe harrojmë të çaktivizojmë procesin e shtrydhjes duke i bërë këto të fundit të vogla si veshje fëmijesh. Megjithatë disa veshje të caktuara është mirë t’i blejmë pak më të mëdha ose pak më të vogla!

Veshjet që duhet t’i marrim gjysmë mase më të mëdha

1.Veshjet e pambukur
Pambuku gjatë procesit të tharjes me makineri mund të tkurret deri në 20%. Por nëse bluzat e pambukta nuk i thani me makinerite e posaçme, bëni mirë t’i merrni fiks sepse në të kundërt do t’ju hapen.

2. Këmisha
Nëse këmisha do t’ju rrijë e vogël e sigurtë që rrudhat do të jenë të pashmangshme në pjesën e krahëve, supeve dhe jakës. Për t’ju ndjenur mirë, këmishat duhet t’i merrni gjysmë mase më të mëdha.

3. Veshjet e leshit
Fibrat e leshit do të tkurren larje pas larje ndaj duhet të siguroheni t’i zgjidhni një masë më të madhe.

4. Çorapet nuk duhet t’ju shtrëngojnë pasi ndikojnë në qarkullimin e gjakut
Veshjet që duhet t’i blini pak më të vogla

1. Xhinset
Materiali i xhinsit ka vetinë të hapet, ndaj nëse doni që xhinset t’ju rrinë pas trupit duhet t’i blini që në fillim gjysmë numri më të vogël.

2. Streçet
Ndonëse kjo veshje është elastike, pas disa larjeve ndodh që fibrat ta humbasin elasticitetin. Më mirë që street t’ju shtrëngojnë pak javën e parë sesa t’ju rrinë të gjera.

3. Veshjet me material poliestër duhen blerë gjithashtu pas më të vogla.

4. Getat
Pas një ose dy larjesh najloni do të zgjerohet në pjesën e gjunjve dhe askush nuk do e dëshironte një gjë të tillë.

Temat: