10:06 / E Diele, 13 Maj 2018 / indeksADMonline

40-vjeçar, por shënon një nga golat më të mirë në karrierë (Video)

Vitet janë thjeshtë numra për Didier Dorgban.

Sulmuesi i njohu nga Bregu i Fildishtë shënoi dy gola në fitoren e skuadrës së tij, Phoenxi Rising 5 me 1 ndaj Tulsa Roughnecks, shkruan IndeksOnline.

Golin e parë ish-lojtari i Chelseat e shënoi në minutën e 4’të, kurse të dytin në minutën e 69’të.

Por, goli i dytë i shënuar nga afrikani ngriti në këmbë të gjithë tifozët. Ai shënoi nga gjuajtja e lirë një super/gol dhe një nga golat më të mirë në karrierë.

Edhe pse në moshë të shtyrë në 10 xhiro sa janë zhvilluar në USL, Didier ka shënuar katër gola, kurse ekipi i tij qëndon në poziten e dytë me 21 pikë./IndeksOnline/