09:44 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

42 të vdekur nga zjarri në Kaliforni

30 trupa të tjerë janë gjetur në Kaliforni, duke e ngritur në 42 numrin e vdekjeve nga zjarri.

Së paku 228 njerëz janë zhdukur, përderisa zjarri ende vazhdon të jetë i rrezikshëm. Rreth 7 mijë e 200 struktura janë shkatërruar kurse 15 mijë e 500 të tjera janë në rrezik, raporton BBC.

Zjarri ka tejkaluar fatkeqësinë e vitit 1933 në Parkun Friffith ku kishin mbetur të vdekur gjithsej 31 persona.  Në jug të vendit zjarret vazhdojnë që të bëjnë bujë, përderisa besohet se ka edhe shumë njerëz që ende nuk janë konfirmuar si të zhdukur apo të vdekur.

Në Kaliforni më shumë se 300 mijë njerëz janë detyruar që të braktisin shtëpisë. Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar gjendjen e katastrofës, duke ofruar ndihmat federale për qytetarët e prekur.