18:36 / E Hënë, 05 Gusht 2019 / indeksADMonline

44 persona të vdekur për gjashtë muaj në aksidente trafiku

Aksidente të shumëta kanë ndodhur në gjatë vitit 2019, ku ka pasur edhe raste që kanë përfunduar me fatalitet.

Indeksonline kontaktoi me Policinë e Kosovës për të kërkuar statistikat për aksidente në periudhën Janar-Qershor.

Gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2019 janë shkaktuar 6520 aksidente trafiku. Nëse e krahasojmë me vitin e kaluar atëherë kemi rënie të numrit.

Në periudhën Janar-Qershor të vitit 2018, numri i aksidenteve ishte 7003 aksidente.

Gjatë vitit 2019, 38 aksidente kanë qenë me fatalitet, ku kanë mbetur të vdekur 44 persona.

Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, 41 aksidente ishin me fatalitet, ku kishin vdekur 52 persona.

Ndërsa, 2461 aksidente kanë qenvë vetëm me të lënduar në periudhën Janar-Qershor të këtij viti.

Nga këto aksidente, 4681 persona kanë qenë të lënduar.

Aksidente me dëme materiale gjatë vitit 2019 kanë qenë 4020 aksidente.

Policia e Kosovës në gjashtë muaj kanë shqiptuar 200 mijë e 441 tiketa trafiku.  

Policia e Kosovës, me qëllim të shtimit të masave për të rritur sigurinë në trafik, ka hartuar dhe është duke e zbatuar një plan operativ.

Plani operativ, parasheh aktivitete të shtuara me qëllim që të parandalohen aksidentet dhe të rritet siguria në trafik.

Veç aktiviteteve policore në këtë aspekt, Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor./Indeksonline/