Zgjerohet Formula 1, ”aprovohet” gara që do të mbahet në Vietnam
Vietnami do ta organizojë një garë të Formula 1 në rrugët e kryeqyetit, Hanoi për herë të parë nga viti 2020, kanë konfirmuar zyrtarët qeveritar.
Zyrtarët në fjalë kanë konfirmuar se pista për garën në fjalë do të zbulohet në javën e ardhshme.
Qeveria e Vietnamit ka thënë se e mbështet iniciativën për këtë garë, por ende nuk ka konfirmime nga Trupi Gjykues i Formula 1, transmeton IndeksOnline.
Organizimi i garës bëhet nga sektori privat, pra jo nga qeveria.
Drejtuesit e Hanoit kanë bërë të ditur se do t’i lejojnë këto gara që të zhvillohen në muajin prill të vitit 2020.
Lajmin për një garë të tillë e ka konfirmuar së fundmi edhe France Press./IndeksOnline/