09:59 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / k.v

48 aksidente trafiku brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsejtë 48 aksidente trafiku prej të cilave 18 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 30 të tjera me dëme materiale, transmeton Indeksonline.

Policia po ashtu ka bërë të ditur se gjatë së mërkurës, në gjithë vendin policia rrugore ka shqiptuar 1 048 gjoba kundërvajtëse ndaj pjesëmarrësve në komunikacion që kanë thyer rregullat e trafikut./Indeksonline/