5 ditë pasi Drita u shpall kampion, ndërron jetë tifozi i veçant i skuadrës
Ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare tifozi ndoshta më i moshuar i Dritës, Fazli Fazliu. Fazliu ishte ithtar i skuadrës nga Gjilani të cilën e ndjekte në stadium rregullisht, ani pse në moshë të shtyer.
Fazliu pati fatin ta përjetoj suksesin e Dritës që u arrit në vikendin e kaluar ku kjo skuadër siguroi titullin e kampionit në Superligë.
Madje Fazliu kishte publikuar fotografi me kupë në duar./Indeksonline/