08:00 / E Premte, 12 Korrik 2019 / indeksADMonline

50 aksidente për një ditë në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditura statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit.

Gjatë këtyre 24 orëve, në Kosovë kanë ndodhur 50 aksidente, prej tyre, 17 me të lënduar, ndërsa 33 pa të lënduar.

Sa i gjobave në trafik, zyrtarët policor kanë shqiptuar 1419 tiketa për shkelje të rregullave në komunikacion.

Ndërsa, gjithsej janë arrestuar 22 persona.

Prej tyre, 17 janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/