12:12 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

50 euro gjobë për Trepçën, Yllin, Prishtinën dhe Lipjanin

Komisioni Disiplinor i FBK-së, ka njoftuar për gjobat e vendosura ndaj skuadrave kosovare pas ndeshjeve të javës së dytë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Vetëm tri skuadra i kanë shpëtuar dënimeve – dhe ato janë Prizreni, Borea dhe Rahoveci.

Ndërsa, dënim kanë marrë klbet si Trepça, Ylli, Prishtina dhe Lipjani – nga 50 euro, transmeton IndeksOnline.

Komisioni ka shqiptuar gjobë edhe për basketbollistin e Yllit, Terrel Everett – 50 euro.

Ndërsa, trajneri i Bashkimit, Krunoslav Krajnovic është dënuar gjithashtu me 75 euro.

Për fund, vëzhguesi, Gëzim Maloku, i deleguar për ndeshjen, Trepça – Ylli, është pezulluar me dy ndeshje për shkak të paraqitjes jo objektive të fakteve në raportin e ndeshjes./IndeksOnline/

Temat: