23:34 / E Premte, 04 Maj 2018

50 krokodilë kapen të gjallë në aeroportin e Londrës (Foto)

Një dërgesë ilegale e 50 krokodilëve të gjallë është konfiskuar nga zyrtarët e kufirit në Aeroportin e Heathrow në Londër, pasi ata kishin filluar të luftonin me njëri-tjetrin gjatë fluturimit nga Malajzia për shkak të hapësirës së kufizuar.

Zvarranikët njëvjeçar ishin vendosur në pesë kuti që mbërritën nga Malajzia. Kutitë kanë vend vetëm për katër krokodilë, por 10 prej kafshëve ishin të paketuara në secilën prej tyre.

Kjo do të thotë se zvarranikët luftonin me njëri-tjetrin për shkak të kushteve gjatë fluturimit.

Stafi i Korporatës së qytetit të Londrës po bënte kontrolle të mirëqenies në dërgesë kur ata bënë zbulimin.

Kafshët ishin të destinuara për një fermë të Cambridgeshire.

Krokodilët nuk ishin paketuar në përputhje me rregulloret ndërkombëtare, që do të thotë se një leje e bashkangjitur me dorëzimin ishte e pavlefshme dhe dërgesa ishte e paligjshme.

Grant Miller, shef i ekipit britanik CITES, tha se është e papranueshme që krokodilët të transportohen në këtë mënyrë.

“Krokodilët kishin filluar të luftonin njëri me tjetrin gjatë fluturimit, pasi hapësira ishte e kufizuar, kështu që vëmendja e vogël i ishte kushtuar mirëqenies së tyre. Ne do të kapim çdo gjë që bie në kundërshtim me rregulloret e CITES, kështu që kjo duhet të shërbejë si paralajmërim për ata që mendojnë për transportimin e kafshëve të egra në kushte të tilla”, tha ai.