09:48 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

52 aksidente e mbi 1200 tiketa për 24 orë

Numri i aksidenteve që po ndodhin në vend, po vazhdon akoma të jetë i lartë dhe shqetësues.

Në 24 orët e fundit, sipas Policisë së Kosovës janë regjistruar 52 aksidente, transmeton Indeksonline.

Prej tyre, 21 kanë qenë me persona të lënduar, kurse 31 pa lëndime në njerëz.

Po ashtu, gjatë kësaj kohë, policia e trafikut ka shqiptuar mijëra gjoba për kundërvajtësit e komunikacionit.

Kështu, për 24 orë, policia ka bërë të ditur se ka shqiptuar 1211 tiketa trafiku. /Indeksonline/