19:57 / E Diele, 08 Korrik 2018 / indeksADMonline

57 persona humbën jetën në aksidente brenda gjashtë muajve në Kosovë

Vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti nga janari deri në qershor, kanë humbur jetën 57 persona nëpër aksidente të ndryshme në komunikacion, ndërsa në total kanë ndodhur 7 mijë e 3 aksidente.

Ndërsa në total Policia e Kosovës ka shqiptuar më shumë se 180 mijë tiketa trafiku. Janë gjithsej 5630 persona që pranuan ndihmë mjekësore nga lëndimet e ndryshme që pësuan në aksidente.

Këta presona u lënduan nga 2841 aksidente me persona të lënduar sa ndodhën këtë gjashtëmujor. Ndërsa, 4122 aksidente përfunduan vetëm me dëme materiale, thuhet në raportin e policisë.

Mirëpo sidoqoftë Polica është duke kërkuar vazhdimisht nga qytetarët që të kenë kujdes në trafik dhe të respektojnë të gjitha rregulalr e kodit të rrugës në mënyrë që të ndikojnë në uljen e numrit të aksidenteve, uljen e vdkeshmërisë në komunikacionin rrugorë.

Vetëm sot në dy aksidente të ndara në Kosovë kanë humbur jetën gjashtë persona. Njëri ka ndodhur në magjistralen Suharekë-Duhël e tjetri në hyrje të Shtimes.

Ndërsa në aksidentin magjistrale Suharekë – Duhël pësoi një familje nga fshati Sopi i Suharekës, kryefamiljari J.S humbi jetën bashkë me gruan dhe tre fëmijët.

Dëshmitarët thanë se J.S, 32-vjeçar me banim në Zvicër kishte ardhur në Kosovë për pushime, sipas tyre vetura  tij kishte goditur autobusin që po qarkullonte në atë rrugë. Në rrugën e njëjtë ishin shkaktuar aksidente fatale edhe në të kaluarën.

Ndërsa në hyrje të Shtimës një veturë ka goditur për vdekje një këmbësore 43- vjeç, L.V. Aksidenti ku humbi jetën një këmbësore 43-vjeçare, kishte ndodhur nga pakujdesia e shoferes që po voziste veturën, njoftoi policia.

“Sipas raporteve të para, ngasësja e automjetit të udhëtarëve me targa lokale, V.SH. ( f/sh/k 37 vjeçare),e cila ishte duke qarkulluar në relacionin Ferizaj-Shtime,nga pakujdesia godet këmbësoren L.V. (f/sh/k 43 vjeçare) , me q’rast e njejta pëson lëndime të rënda trupore, nga lëndimet e pësuara e njejta ka ndërruar jetë”, ka thënë Policia.