13:35 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

58 aksidente për 24 orë, një prej tyre me fatalitet

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar një numër i madh aksidentesh.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 58 aksidente komunikacioni, prej tyre një me fatalitet, 25 me lëndime në njerëz dhe 32 pa të lënduar, transmeton Indeksonline.

Krahas aksidenteve, edhe  numri i gjobave të shqiptuara ka qenë i lartë. Nga dje, për kundërvajtësit policia ka shqiptuar 1 mijë e 199 të tilla.

Po ashtu, në raport bëhet e ditur se për 24 orë janë arrestuar 18 persona, 8 janë dërguar në mbajtje dhe 2  në vuajtje të dënimit. /Indeksonline/

 

Temat: