14:52 / E Shtunë, 07 Prill 2018 / indeksADMonline

73-vjeçari përfundon në nënkalim duke parkuar Porschen

Porsche 911 Targa nuk mund të jetë aq e fuqishme sa 911 Turbo apo 911 GT2 RS, por sigurisht që është një anëtar unik i familjes 911.

Fatkeqësisht, kjo 911 Targa 4S do të ketë nevojë për shumë punë, sic thotë BBC, pasi shoferi i saj 73-vjeçar u përplas nëpërmjet një muri me tulla përpara se të binte mbi një nënkalim këmbësorësh.

Ngjarja ndodhi në Colchester të Anglisë, ku thuhet se shoferi po përpiqej të parkojë veturën. Ajo që ndodhi mbetet e paqartë, por është e mundur që zotëriu i moshuar ta ketë ngatërruar pedalin e përshpejtimit me frenim. /IndeksOnline/