15:00 / E Enjte, 21 Korrik 2022 / AR

Aktorja e njohur tregon se çka konsumon çdo ditë për të qëndruar në formë

Në përgatitje për rolin e saj në filmin aksion “Peppermint”, Jennifer Garner filloi të punonte me dietologen e famshme Kelly LeVeque.

LeVeque ka punuar me shumë personazhe VIP dhe është e njohur për atë që ajo e quan formulën e saj Fab Four: një pije me proteina, yndyrna, fibra dhe zarzavate të mjaftueshme për t’ju mbajtur të ngopur për orë të tëra.

“Unë fillova me LeVeque disa muaj më parë për t’u përgatitur për filmin dhe që atëherë e kam marrë smoothie-n e saj çdo ditë për mëngjes,” ka treguar Garner. Fatmirësisht aktorja dha të gjithë recetën në mënyrë që ta provoni në shtëpi.

Smoothie përgatitet me:

1 lugë gjelle fara liri të bluar

1 lugë gjelle fara chia

1 lugë gjelle gjalpë bajame

1 ½ filxhan qumësht bajamesh pa sheqer

Një grusht spinaq i freskët

Një grusht i vogël akull

Boronica

Përziejini dhe ju bëftë mirë!