14:04 / E Premte, 08 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

8 fitore radhazi, Rockets fitojnë edhe ndaj Jazz

Skuadra nga Teksasi vazhdon me formë të jashtëzakonshme këtë sezon në NBA.

Houstoni Rockets nuk ka të ndalur në këtë stinor dhe vazhdon të mbetet skuadra më e mirë e Konferencës së Perëndimit.

Rockets mposhtën edhe Utah Jazz 112:101 në takimin e luajtur në “Vivint Smart Home Arena” të Salt Lake Cityt.

Meritën më të madhe për këtë fitore e kanë dyshja James Harden e Chris Paul. Harden e mbylli ndeshjen me 29 pikë, kurse Paul kontribuoi me 18 pikë e 13 asistime. Kjo ishte fitorja e tetë rresht për Rockets, transmeton kp.

Mposhtet Oklahoma City Thunder nga skuadra e Brooklyn Nets me rezultat 95:100.

As 31 pikët e Russell Westbrook nuk i kanë kryer punë skuadrës nga Oklahoma që ndali serinë prej fitoreve rresht.

Një tre pikësh i Brandon Ingram në fundin e takimit i jep fitoren Los Angeles Lakers ndaj Philadelphia 76ers me rezultat 107:104.

Kjo ishte fitorja e parë e kalifornianëve pas 5 humbjeve radhazi, kurse 76ers nuk ditën ta shfrytëzonin si duhet paraqitjen fantastike të Joel Embiid, që e mbylli ndeshjen me 33 pikë.