Bekaj: Dita e sotme do të jetë festë për Prishtinën
Prishtina e zhvillon sot ndeshjen më të rëndësishme të stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës.
Djelmoshat e Mirel Josës janë nikoqir i Dritës në stadiumin, ”Fadil Vokrri” në pasditën e sotme.
Një fitore eventuale do ta bënte Prishtinën kampion vjeshtor të Kosovës, transmeton IndeksOnline.
E për rëndësinë e kësaj ndeshje është i vetëdijshëm edhe portieri i Prishtinës, Visar Bekaj.
Bekaj thotë se dita e sotme do të jetë ditë feste për skuadrën e tij.
”Normalisht, Drita ka ekip të mirë, janë të vetmit që na kanë mposhtur dhe janë kampion”.
”Por, e diela do të jetë ditë feste për ne pasi që fitorja do të na shpall kampion vjeshtor”, ka thënë Bekaj.
Kujtojmë se sezonin e kaluar, në përbaljen për titullin e Kosovës, Drita mposhti Prishtinën për t’u shpallur kampion – ashtu si edhe në Superkupën e Kosovës./IndeksOnline/