15:07 / E Mërkurë, 27 Janar 2021 / OSH

8 të vdekur për 24 orë nga Covid-19 në Kosovë

IKSHPK-ja sapo ka publikuar raportin 24-orësh e në të cilin bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe si pasojë e Covidit- 19, kanë ndërruar jetë 8 persona.

Mosha e tyre sillet nga 54 deri në 91 vjeç.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (91 vjeç), Gjakovë 1 rast (75 vjeç), Gjilan 1 rast (85 vjeç), Malishevë 1 rast (82 vjeç), Obiliq 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (61 vjeç), Skenderaj 1 rast (74 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (54 vjeç).