11:58 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

8 vite të martuar, Ashley Graham tani zbulon “defektin” e burrit të saj (Foto)

Ata janë të martuar që nga viti 2010. Por, tek tani modelja amerikane Ashley Graham ka treguar se i është dashur ta mësojë burrin e vet, Justin Ervin se si të puthë.

30 vjeçarja brune ka deklaruar se Justin ishte një puthës “i keq”, porse tani ka avancuar në këtë aspekt, transmeton Indeksonline.

“Ai më tha `je një puthëse e mirë` dhe unë i thash `ti je një puthës i keq`. Por tani ai puthë aq mirë sa që kam harruar se sa i keq ishte”, ka thënë ajo.

Sekreti i martesës funsionale të tyre tashmë është zbuluar. Çifti është marrë vesh që të mos qëndrojnë për më shumë se dy javë larg njëri-tjetrit./Indeksonline/