13:34 / E Mërkurë, 04 Mars 2020 / indeksADMonline

950 000 $ për një Aston Martin të frymëzuar nga avionët luftarakë

Makina më e fundit Aston Martin është një “Speedster” i jashtëzakonshëm, i frymëzuar nga avionët luftarakë F/A-18, që janë përdorur në filmin e fundit të Tom Cruise, “Top Gun: Maverick”.

Me një çmim prej 950 000 dollarësh, modelet e para mendohet të jenë gati brenda vitit 2021. Në total, do të prodhohen vetëm 88 copë të tillë, të gjitha nga divizioni “Q” i fabrikës, që ka marrë emrin nga personazhi i inxhinierit të teknologjisë së fundit në filmet “James Bond”.

Makina e re ka një motor me 700 kuaj fuqi, turbo, me 12 cilindra dhe 8 marshe, i montuar në pjesën e përparme të saj.

Ajo arrin nga 0, në 100 km/h për 3,5 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 300 km/h. Pa çati dhe pa xham të përparmë, sipas drejtuesve të Aston Martin, makina do të ofrojë një përvojë unike në drejtim.