23:25 / E Shtunë, 02 Maj 2020 / indeksADMonline

Infektiologu Krasniqi: Një javë fantastike në Kosovë, 170 të shëruar nga Covid-19

Infektiologu Valbon Krasniqi ka thënë se Kosova ka pasur një javë fantastike që nga konfirmimi i rastit të parë më koronavirus, shkruan IndeksOline.

Krasniqi ka thënë se për 6 ditë 170 të shëruar vetëm 60 raste të  reja.

Ai tha se shumë shpejt numri i të shëruarve do ta tejkaloj numrin e rasteve aktive me Covid-19.

“Një javë fantastike në Kosovë. Për 6 ditë 170 të shëruar vetëm 60 raste të  reja

Sot në klinikë, asnjë rast i ri.Koronavirusi ka marrë teposhten.

Këto 2 vija shpejt do të priten (takohen) dhe numri i të shëruarve do të tejkalojë numrin e rasteve aktive (personat me COVID)

Me Fat Kosovë

Vazhdojmë . . .”, ka thënë ai.

Deri më tani në Kosovë janë shëruar 336 persona, kanë humbur jetën 22 dhe 465 raste janë aktive me Covid-19./IndeksOnline/