22:02 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

99% gati/ Pamje fantastike nga stadiumi “Fadil Vokrri” (Foto/Video)

Më në fund Kosova po bëhet me një stadium që i plotëson kushtet e shtëpisë më të madhe në Europë, UEFA.

Më 28 korrik, stadiumi me emrin e ri “Fadil Vokrri” do ta zhvillojë ndeshjen testuese, shkruan IndeksOnline.

Pikërisht nën ndriçimin e reflektorëve, ndeshja miqësore dhe e para në stadiumin e rinovuar do të zhvillohet të shtunën nga ora 20:00.

Tani një pjesë e qytetit po ndriçon shkaku i reflektorëve që janë të ndezur në fushën e stadiumit kryeqytetas. Dhe kjo po i jep një pamje të mirë, si stadiumit ashtu edhe qytetit.

IndeksOnline u sjell disa foto, ku shihet stadiumi me pamje fantastike.

Kujtojmë që ndeshja e parë zyrtare pritet të zhvillohet më 13 gusht, Super Kupa e Kosovës, Drita – Prishtina./IndeksOnline/