75 Mall Live Search
13:10 / E Hënë, 08 Qershor 2020 / indeksADMonline

Del nga spitali Përparim Islami, ja kur pritet të rikthehet në fushë

Futbollisti i Feronikelit, Përparim Islami, pas operimit që ka pasur pak ditë më parë ka dalë nga spitali gjatë ditës së sotshme.

Lajmin për Indeksonlinen e ka konfirmuar vetë futbollisti, i cili po ashtu ka treguar se kur pritet të rikthehet në fusha të blerta.

Image may contain: Përparim Islami, playing a sport, standing, child and outdoor

“Në dhjetor do të jem gati”, është shprehur Islami.

Ai ka folur edhe për lajmet në mediat e Shqipërisë se ai ka pasur marrëveshje me skuadrën e Partizanit.

“Jo marrëveshje nuk kemi bërë, vetëm ka pasur kontakte por diçka marrëveshje jo|, ka thënë ai.

Islami pësoi lëndim në ndeshjen e Kupës së Kosovës kundër Ballkanit. Pas testeve të bëra doli që ai kishte këputur ligamentin ACL, në gjurin e tij të djathtë./Indeksonline/