75 Mall Live Search
15:21 / E Hënë, 08 Qershor 2020 / indeksADMonline

Liverpooli mund ta fitoj titullin në “shtëpinë” e rivalëve të përbetuar

Liverpooli është ën pritje të titullit të parë të Premierligës pas 30 vitesh pritje.

Reds janë vetëm dy fitore larg triumfit pasi që kanë një avantazh me 25 pikë dallim ndaj Manchester Cityt.

Por titullin e 19 në histori, Liverpooli mund ta fitoj në shtëpinë e rivalëve të tyre, Evertonit, shkruan Indeksonline.

Nëse Manchester City ndalet nga Arsenal (barazim ose humbje), atëherë një fitore ndaj Evertonit në Goodison Park do t’i dhuronte titullin.

Dy skuadrat janë të të njëjtit qytet por kanë një rivalitet të madh në mes vete.

Evertoni do ta konsideronte si një gjë jo të mirë nëse kjo ndodh edhe pse ndeshja pritet të luhet pa tifoz.

Premierliga ka planifikuar rikthimin me 17 qershor me dy ndeshjet e mbetura të javës së 28-të derisa java e 30-të luhet me 19, 20, 21 dhe 22 qershor. /IndeksOnline/