Solskjaer dëshiron yllin e Barcelonës

Manchester United donte të bënte një goditje të bujshme në merkaton e verës, pasi kishte përgatitur një ofertë të bujshme për ekipin e Barcelonës. “Djajtë e kuq” donin të ofronin 92 milionë euro për kartonin e sulmuesit Ansu Fati.
Klubi anglez është fiksuar pas 17-vjeçarit dhe e konsideron si të ardhmen e futbollit europian. Trajneri Ole Gunnar Solskjaer u kërkoi drejtuesve të klubit që të tentonin afrimin e lojtarit në Old Trafford.
Sport bën me dije se interesimit të Manchester United kampionët e Spanjës iu përgjigjën menjëherë dhe pa hezitim. Ata duan që Ansu Fati të jetë epiqendër e projektit të tyre me largimin e Lionel Messit.
