FC Liria kërkon të rifillojë menjëherë Liga e Parë pas vendimit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë mori vendim në mbledhjen e fundit të mbajtur më 8 qershor për t’i liruar të gjitha klubet sportive për të vazhduar aktivitetet e tyre stërvitore dhe kampionale.
Ky vendim ka sjellur entuziasëm në Klubin Futbollistik “Liria”, të cilët shpresojnë ende që kampionati në Ligën e Parë do të rifillojë.
Në klubin prizrenas po insistojnë se mënyra më e mirë për ta mbyllur kampionatin do të jetë në fushën e lojës.
“FFK duhet të rishqyrtoj vendimin për Ligën e Parë. Inkuadrimi dhe rënia nga Liga duhet të përcaktohet në fushë të gjelbërt, me lojë sportive.
Liga e Parë mundë të filloj garat me 3 korrik dhe të përfundoj pa asnjë problem deri me 16 gusht.Janë 10-të javë që lehtësishtë mund të zhvillohen.
Duke u bazuar edhe ne vendimin e UEFA-s, : ‘Federatat duhet të bëjnë të pamundurën, që garat të fillojnë dhe përfundojnë në fushën e gjelbër, KE i FFK-së, duhet ta rishqyrtoj vendimin e datës 27 maj dhe të njëjtin ta rrëzoj, si të padrejtë dhe të merrë vendim për nisjen e garave, përkatësishtë vazhdimin e kampionatit edhe në Ligën e Parë”, thuhet ndër të tjerash në komunikatën zyrtare, të cilën mund të vazhdoni ta lexoni në faqen zyrtare të klubit prizrenas.